Java që po lëmë pas, karakterizoi botën e show bizzit me një sërë ngjarjesh. Ato janë përmbledhur nga magazinat nën titull “Ministria e Thashethemeve”.

Arrestimi i Randy Travis

Këngëtari Randy Travis, i prinë kësaj liste, pasiqë ai u arrestua në Teksas pas një aksidenti me makinë ku ai kishte kërcënuar se do qëllonte oficerin që do ta arrestonte.

Travis u arrestua dhe madje bëri edhe fotografitë “e turpit” në polici.

Lady Gaga lakuriq në pishinë

Lady Gaga, që nuk është një personazh I çuditshëm për gjërat kontraverse, tërhoqi vëmendjen nga fotografitë që u publikuan gjatë javës, ku shihej ajo me të dashurin e saj Taylor Kinney e zhveshur në pishinë.

Megjithëkëtë, Lady Gaga e “rregulloi” gabimin pasiqë pas pak, u vesh për të pozuar për “Vogue”.

Çifti që fiton më së shumti

Janë Jay-Z dhe Beyonce. Magazina Forbes, i ka radhitur ata në vendin e parë ndër çiftet që shpenzojnë më së shumti. Ata deri më tani, kanë hiç më pak se 78 milionë dollar fitime.

Jimmy Fallon nuk do jetë në “Oscars 2013”.

Jimmy Fallon ka thënë se ai nuk do të jetë present në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar në vitin e ardhshëm.
Ai ka thënë se raportet e tij me Akademinë e Filmit, nuk janë në rrugë të duhur.

Drake punon në albumin e Aaliyah

Ai ka paralajmëruar se do të “rikthejë” në jetë Aaliyah dhe këngët e saj. Drake publikoi edhe këngën “Enough Said” të Aaliyah dhe po punon në këngët e saj.

Por sjellja e këngëve të Aaliyah pas vdekjes, nuk ka kaluar pa polemika.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here