Një ish-Ministër i kabinetit francez reagoi me ashpërsi, pasi seks-simboli meksikan, Salma Hayek, u nderua nga vendi i tij me medaljen më të lartë që mund t’i akordohet një civili.

Sipas Ministrit, nderimi me “Legjionin e Nderit” që iu bë 45-vjeçares bën “të rrotullohet në varr Napoleon Bonaparte”. Si rrjedhojë, ai refuzoi të marrë të njëjtin nderim, nëse i jepet.

Henry Torre, 78-vjeçari ish-Ministër dhe antar i partisë në pushtet të Nicolas Sarkozy, u shpreh se: “Shumë njerëz janë emëruar pa e merituar këtë nderim. Nuk dua të jem në listën e atyre që presin për këtë çmim, pasi ai e ka humbur vlerën e tij”.

Ndërkohë, një pjesë e shtypit francez gjithashtu sulmoi ashpër vendimin. E përditshmja “L’Express”, ironizoi me titullin “Caramba”, që nga spanjishtja do të thotë në “Djall”.

Nga ana tjetër, një tjetër gazetë opozitare shkruante se “Sarkozy po ndan ëmbëlsirat e fundit përpara se të largohet nga pushteti”. Në të shkuarën, disa yje të tjerë të Hollivudit kanë fituar nderimin më të madh francez për një civil, por ata kanë qenë superyje si Clint Eastwood, Robert Redford dhe Robert de Niro.

Aktorja Hayek është e martuar me një miliarder francez, Francois-Henry Pinault dhe ka rezidencën e saj kryesore pranë Parisit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here