Lansimi i videoklipit të Rita Orës i xhiruar në Prishtinë dhe suksesi i kësaj videoje ka bërë që ministri i Kulturës të marrë merita, shkruan sot “Koha Ditore”. Ministri Memli Krasniqi ka shkruar në profilin e tij në “Twitter” duke komentuar videoklipin e Rita Orës.

“Ylli i ndritshëm kosovar, Rita Ora, prezenton Kosovën me videon e saj “Shine Ya Light”.

Krenar që kam qenë pjesë e kësaj”, ka shkruar ministri në rrjetin social. Ministri ishte takuar me Ritën në hollin e një hoteli në periferi të kryeqytetit, kur ajo ishte në Prishtinë për xhirime./koha/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here