Çfarë mund ti blesh një personi për ditëlindje kur ai tashmë ka gjithçka? Nicki Minaj pati në mendje një dhuratë fenomenale për bossin e “Young Money”, Lil Wayne për ditëlindjen e tij të 30.

Ylli i “Starships” i dhuroi një makinë ekskluzive Campagna T-Rex 14R të kuqe. Sipas medieve amerikane makina ekzotike është me tre rrota dhe ec në shpejtësi 240 kilometer për një orë.

Zakonisht këto makina kushtojnë rreth 50.000$ por Nicki ka kërkuar edhe disa intervenime ekstra dhe e ka blerë për 70.000$. Ajo gjithashtu ka shtuar një shënim special në veturë ku shkruhet “Nicki Loves Tunechi”.
Duket se Lil Wayne tani ka edhe një lodër tjetër për tu mashtruar.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here