Mimoza ShkodraMimoza Shkodra është e njohur për baladat e pëlqyeshme, prandaj këngëtarja ka lansuar pikërisht një të tillë.

Kënga e re mban titullin “E urrej” dhe është realizuar me videoklip nga produksioni Asha.

Ky projekt është prodhim i Genc Prelvukajt, i cili e ka shkruar tekstin dhe e ka bërë muzikën.

“Kjo është kënga e tretë që e kam prodhuar për Mimozën, pas këngëve ‘Ndarja’ dhe ‘Burrat nuk jane si ti’. Uroj të ketë suksesin e njëjtë edhe kjo. Sukses Mimoza Shkodra”, ka shkruar Genci me këtë rast. /Telegrafi/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here