Mimoza Shkodra dhe Seldi Qalliu e bënë publike lidhjen e tyre në tetor të vitit të kaluar ndërsa u fejuan me një ceremoni private në Zvicër.

Vetëm pak muaj më parë në një intervistë ata u shprehën se edhe dasma e tyre do të jetë po aq e papritur sa fejesa, pasi ata nuk bëjnë asnjëherë plane.

Ndërsa na dukeshin më të lumtur se kurrë dhe ishin duke shijuar suksesin e këngës së tyre më të fundit “Sa Kujtime”, Mimoza ka bërë një veprim që po i çmend gjithë fansat e tyre.

Të dy kan fshirë nga profilet e tyre Instagram të gjitha fotot së bashku, duke na bërë të dyshojmë se diçka ka ndodhur mes tyre.

Nuk e dimë nëse bëhet fjalë për një ndarje, apo thjesht për një krizë të momentit mes tyre, por gjithsesi na mbetet të shohim në vazhdim.

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here