Sesa e përkushtuar për punë është ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, tregon një ngjarje që ka ndodhur sot në MTI. Ministrja Kusari-Lila e mori foshnjën e saj 3 javëshe, Edonin, me vete në punë. Nuk qëndroi pak, por plotë 3 orë e gjysmë.

Në emisionin Zona B në Klan Kosova, Kusari-Lila tha se ishte e detyruar ta merrte foshnjën me vete, pasi Edoni kishte probleme me barkun.

“Ka pasur shtrëngime në bark dhe nuk i kam besuar askujt që ta mbaj”, ka thënë Kusari-Lila.

Ky gjest tregon më së miri se sa e përkushtuar për punën dhe zhvillimet në vend është zëvëndëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.

Kjo nuk është ngjarja e vetme që i ka ndodhur Kusari-Lilës me foshnjën e saj dhe punën. Vetëm katër ditë pas kishte lindur, Kusari-Lila ishte kthyer në punë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here