Mimoza Kusari iu ka kthyer sërish punëve të saj në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, vetëm katër ditë pasi që lindi djalin e dytë, Edonin.

Mimoza të shtunën (sot) ka marrë pjesë në një takim të tre zëvendëskryeministrave më Presidentin e Hondurasit, Porfirio Lobo Sosa.

Zakonisht, grave iu duhen më shumë kohë për ta marrë veten pas lindjes. Por ky rregull duket se nuk vlen për Mimoza Kusarin.

Siç dihet, Mimoza kishte shkuar vetë me makinë në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë kur lindi djalin e parë.

Grua e fortë, s’ka dyshim.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here