Marisa Miller është votuar Femra më Seksi në Planet sipas një sondazhi të lexuesve të revistës FHM.

Supermodelja amerikane, e cila ka punuar për Sports Illustrated, Victoria’s Secret dhe Harley Davidson, ka marrë këtë kurorë nga fituesja e vitit të kaluar, aktorja Megan Fox, e cila zbret në pozitën e dytë.

Biondina ka qenë fituese e miliona votave të mbledhura nga revistat FHM në mbarë botën, të cilët kanë votuar së bashku për të krijuar një listë globale.

Revista është e popullarizuar në vende të ndryshme, që nga Afrika deri në Gjermani, duke mos lënë anash Francën, Rusinë dhe Indinë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here