Aktorja Sienna Miller ka dalë përfundimisht nga ilegaliteti medial dhe në një gala ngjarje në New York tregoi pamjen e re shtatzënë.

Sienna Miller u shfaq në “Changing Face of Beauty”, me një fustan të gjatë të zi të ngjitur për trupi, i cili e theksonte stomakun asaj. Aktorja shkëlqente nga lumturia, ngase thuhet se ajo para Krishtlindjeve është fejuar me Tom Sturridge me të cilin pret fëmijën e parë.

Megjithatë, sipas mediave amerikane, aktorja e bukur erdhi në pritje pa gjysmën e saj të fortë. Zëdhënësi i Sienna Miller ende nuk dëshiron të bëjë deklarata në lidhje me jetën private të klientes së saj. Një gjë është e sigurt, Siena po kënaqet duke u përgatitur për rolin e nënës, ndërsa pritet të lindë në muajin korrik.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here