Jovovich thotë se puna e përbashkët e saj me burrin e bën lidhjen e tyre edhe më të fuqishme.

Aktorja luan rolin kryesor në filmin e burrit të saj, regjisorit Paul W. S. Anderson, të titulluar “Resident Evil” dhe thotë se përzierja e biznesit me kënaqësinë nuk e ka dëmtuar aspak martesën e tyre.

“Paul është shumë i dhënë pas punës. Ai e do atë që e bën. Ai bën diçka dhe ju dëgjoni nga monitorët, ‘Yeah!’. Kur jemi në film flasim vetëm për këtë, si ta bëmë më të mirë. Ne kemi një lidhje kreative. Ka shumë argëtim pasi çfarë lidhje do të ishte nëse ju vetëm gatuani së bashku dhe shkoni në filma çdo të premte?”, ka thënë Milla.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here