Milionerja Ivana Trump është personaliteti i fundit në një seri të të famshmëve, e cila hyn në shtëpinë britanike “Big Brother”, raporton BBC.

Trump është personaliteti i 12 i famshëm që hyn në shtëpinë “Big Brother”, ku konkurron kundër aktorëve Stephen Baldwine dhe Stephanie Beacham, si dhe ish-ftubollistit Vinnie Jones.

Ndoshta do të zemërohet kur të kuptojë se nuk ka krevat për të, thotë BBC. Banorët kanë kaluar ditët e para duke biseduar nëse duhet t’u bashkohet edhe dikush tjetër, pasi që vunë re se në tavolinë janë 12 karrige.

Mendoj se personi tjetër që do të hyjë do të jetë shumë problematik”, tha Beacham.

Jam e sigurt se unë do të jem më problematike se sa jam në të vërtetë”. Episodet e fundit të këtij reality show kanë tërhequr çdo natë vëmendjen e rreth 3 milionë shikuesve, tregojnë shifrat e para. Episodin e parë e kanë shikuar gati gjashtë milionë njerëz.

Ish-skitarja olimpike Ivana Trump është e njohur me faktin se pas divorcit nga magnati Donald Trump, në vitin 1992, ka marrë një milion dollarë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here