4Një miliarder norvegjez është zotuar se do t’i falë pjesën më të madhe parave. Kjell Inge Rokke, dikur peshkatar që bëri pasuri në industrinë e naftës, do të fillojë t’i falë paratë duke e financuar një anije kërkimi e cila do ta largojë plastiken nga oqeani.

Anija do të operojë në partneritet me organizatën mjedisore WWF.

Ai iu bashkëngjitet miliarderëve të tjerë, përfshirë Bill Gates, Warren Buffet dhe Mark Zuckerbeg.

Vlerësohet se Rokke ka një pasuri prej 2 miliardë dollarë.

“Dua t’ia kthej shoqërisë pjesën e madhe të asaj që e kam fituar,” ka thënë ai në një intervistë me gazetën Aftenposten.

Anija e kërkimit do t’i ketë 30 anëtarë të ekuipazhit, me hapësirë për një staf shkencor prej 60 personave dhe disa laboratorë.Do t’i largojë nga uji dhe shkrijë deri në pesë tonë plastikë në ditë, raporton kjo gazetë./Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here