Sensacioni i të rinjve, Miley Cyrus, ka reaguar ndaj akuzave se ajo po e duron urinë dhe ushtron intensivisht për të mbajtur linjën e hollë trupore.

Së fundmi, 19-vjeçarja është fotografuar nga paparacit duke vrapuar, ndërsa pas publikimit në Twitter të një fotografie ku ajo e refuzon ‘ushqimin e shpejtë’, janë përhapur thashetheme rreth kequshqyerjes së aktores dhe këngëtares.

“Të gjithë atyre që më akuzojnë se jam anoreksike dua t’u them se kam alergji ndaj glutenit dhe laktozës. Nuk bëhet fjalë për peshën, por për shëndetin”, ka thënë Miley duke i ftuar fansat e saj që të shmangin glutenin.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here