Miley Cyrus në publik me të dashurën e reMiley Cyrus ka dalë publikisht në shoqërim të të dashurës së saj të re.Këngëtarja së fundmi ka pranuar se është biseksuale, pasi përveç meshkujve pëlqen edhe femrat.

Ndërkohë mediat botërore kanë filluar të spekulojnë edhe për lidhjet e saj të mundshme lesbike, madje edhe se ajo aktualisht është në një lidhje me Stella Maxwell.

Cyrus është fotografuar me supermodelen gjatë një dalje të përbashkët në New York, duke konfirmuar kështu në një mënyrë “miqësinë” e tyre.
Këngëtarja 22-vjeçare dhe modelja 25-vjeçare thuhet se janë në lidhje prej tashmë disa muajsh.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here