Këngëtarja e njohur u tërhoq gjatë fundjavës dhe shtoi dy tatuazhe të reja në një koleksion tashmë të madh në trupin e saj.

Të dy tatuazhet i referohen divorcit të saj nga aktori Liam Hemsworth. Miley Cyrus vizitoi artistin e njohur të tatuazheve Daniel Winter i cili ndau fotot e tatuazheve të saja të reja në Instagram.

Këngëtarja bëri tatuazhin me fjalën “liri” në dorë, të cilën shpesh e përdor që nga koha kur u nda me Hemsworth.

“Nuk po lejoj askënd të prekë lirinë time – teksti është kënga e Miley “Mother’s Daughter”, e cila u lansua në fillim të këtij viti.

Tatuazhi i dytë tregon një mesazh sentimental të dërguar asaj nga Yoko Ono: “Jam shumë krenare për ty. Yoko.”

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here