Miley Cyrus: Marrëdhënie ime e parë me një vajzëAjo tashmë është në një lidhje me aktorin australian Liam Hemsworth, por Miley Cyrus ka zbuluar se romanca e saj e parë ka qenë me një vajzë.

Aktorja dhe këngëtarja 23-vjeçe, e cila tashmë është trajnere në “The Voice”, është shprehur për “Variety”: “Deri në moshën 11-vjeçare nuk e kisha kuptuar gjininë time dhe prirjet e mia seksuale”.

Miley, e cila ishte personazhi kryesor në “Disney” në rolin e Hannah Montana kur ishte vetëm 11-vjeç, ka thënë se ishte pikërisht ajo kohë kur nisi të zbulonte prirjet e saj seksuale.

“Fillova të “hapja sytë” kur ishte në klasën e pestë ose të gjashtë. Marrëdhënie ime e parë ishte me një vajzë”, ka thënë ajo për revistën.

“Gjithmonë e ka urryer fjalën “biseksuale” sepse kjo fjalë më kufizonte shumë. Unë kurrë nuk mendoj rreth dikujt nëse është një djalë apo një vajzë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here