Milaim Zeka: Kjo është përgjigja përfundimtare për Adelina Ismailin!Ka vazhduar debati i ashpër ndërmjet këngëtares Adelina Ismajli dhe gazetarit Milaim Zeka.

Ky i fundit ka thënë për Gazeta Blic se e mbyllë këtë debat për hir të motrës së Adelinës, Zanfinës.

Zeka thotë se debatin e ka nisur për humor me Astrit Haraqinë, dhe pastaj është inkuadruar Adelina dhe siç thotë gazetari, e ka fyer pa të drejtë.

“Nuk është kurrfarë turpi Adelina me më rreh mu shpulla, por ka shumë para meje që do të duhej me i rrahë ajo, unë e kam filluar ketë debat me humor, me Astrit Haraqinë, ndërsa ajo më ka fyer mua , ndërsa unë i kam treguar vendin”, tha ai për Gazeta Blic.

Ai tha se debatin po e mbyll vetëm për hirë të Zanfinës, e cila sipas Zekës e ka marrë në telefon edhe e ka lutur që ta mbyll këtë debat.

Lexo po ashtu:
Adelina Ismaili i kundërpërgjigjet Milaim Zekës që sipas këngëtares i ofendoi nënën e ndjerë (Foto)
Adelina Ismaili i kundërpërgjigjet Milaim Zekës që sipas këngëtares i ofendoi nënën e ndjerë (Foto)
“Të lutëm prej tokës në qiell, me e mbyll debatin, ajo e din shumë mirë, edhe nëna ndjerë, se sa ju kam ndihmuar unë këtyre si familje, dhe sa ju kam qëndruar afër tyre, unë d.m.th jam shokuar nga reagimi i Adelinës”, janë këto fjalët e Zekës për Gazetablic.

Milaim Zeka, ka kërkuar falje publike në rast se Zanfina, e ka marrë si fyerje atë çka ai ka thënë për nënën e tyre.

“E kam thënë timen, ndërsa ajo nuk është përgjigjë në atë çka unë kam thënë, në qoftë se, Zanfina jo Adelina, e ka marrë se unë në ndonjë formë e kam fyer nënën e tyre të ndjerë, kërkoj falje publikisht”

Zeka mendon se Adelina ka qenë e dehur në rastin kur edhe ka reaguar, ose nuk ka qenë në mend.

Kjo pasi që siç thotë Zeka, ishin shoqëri të mirë së bashku. Madje ai thotë së i ka shpëtuar edhe jetën asaj.

“Une Adelinën e kam pas shumë shoqe, kam qenë në familjen e Adelinës, për këtë jam ndier i shokuar. Adelina kur e ka bo reagimin ndaj meje, unë nuk besoj kurrë se Adelina nuk ka qenë e dehur, unë jam 100% i bindur se ajo ose ka qenë e dehur ose ka luajt nga truni, sepse nuk mundet një njeri të reagoj ndaj një njeriu që dikur e ka pasur mik, edhe kur një njeri e ka pasur personin qe i ka ndihmuar më së shumti. Unë Adelinës ia kam shpetuar jetën”, tha Milaim Zeka për GazetaBlic.com

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here