Aktorja hollivudiane Mila Kunis ka deklaruar se do të dalë në një takim me një marins, që i kërkoi asaj të takoheshin përmes faqes së internetit You Tube.

Ylli i “Black Swan” po jepte një intervistë për filmin “Miq me Përfitime”, me Justin Timberlake, kur i është treguar klipi i ushtarakut.

Rreshteri Scott Moore i kërkoi asaj të jetë shoqëruesja e tij për ballon e trupave të marinës që do të mbahet në nëntor.

Aktualisht marinsi po shërben me batalionin e tretë të marinsave në Afganistan. Në video ai u prezantua si rreshteri Moore, por aktores i tha se mund ta thërrasë me emrin Scotty.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here