Mila Kunis shtatzënë për herë të dytë, tregon barkun e rriturMila Kunis ka treguar për herë të parë barkun e saj ndërsa ka nda shkuar për të ngrënë drekë në Los Angeles ditën e hënë.

Aktorja 32 vjeçare ka kaluar një ditë të qetë me mikeshat e saj në restorantin vegjetarian ‘Cafe Gratitude’, shkruan Daily Mail.

Me një pamje ‘cool’ në të nxehtin e jashtëzakonshëm kalifornian, ajo mbante veshur një top blu-navy të lirshme, nga e cila dukeshin edhe reçipetat e saj. Ende në gjendje për të veshur xhinset e saj “cropped”, ajo ka treguar këmbët elegante dhe mbante veshur një palë shapka flip-flops.

Mila ishte pa ‘make up’ ndërsa ondet e errëta i binin në fytyrë. Bashkëshorti i saj, ylli i “The Black Swan”, Ashton Kutcher, konfirmoi për People të mërkurën e kaluar se vajza e tyre 20 muajshe Wyatt Isabelle do të bëhej me motër ose vëlla.

Mila Kunis shtatzënë për herë të dytë, tregon barkun e rritur

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here