Mila Kunis ka ngjallur dyshime për shtatzëni pas një fryrje në bark teksa mbante veshur një bluzë sportive gjatë një shëtitjë me të dashurin e saj Ashton Kutcher.

Mila e cila shfaqet e veshur në mënyrë sportive dhe mban syze, ka ngjallur dyshime pasi barku i dukej dukshëm i fryer.

Ata janë komentuar gjatë për një lidhje mes tyre, ndërsa në muajin shtator ata u shfaqën dhe konfirmuan publikisht raportin kur u puthën në publik.

Edhe më herët aktorja është shprehur se dëshironte të kishte një fëmijë, ndërsa thekson se ‘’Po unë dua një familje, do i përkushtohesha me gjithë shpirt një fëmije’’.

Ndërkaq një mik i Ashton deklaron se ai e mirëpret një fëmijë për shkak se nuk mundi që ta kishte gjatë martesës me ish-bashkëshorten e tij Demi Moore,përshkak të moshës së saj./Indeksonline/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here