Aktorja Mila Kunis refuzon që të marrë statusin e seks simbolit, duke këmbëngulur se ajo kurrë nuk ka besuar se është aq e bukur.

Aktorja e “Friends With Benefits” shpeshherë është lëvduar si një prej femrave më seksi në Hollywood, ndërsa së fundmi zuri vendin e dytë në listën e Top 100 femrave më të bukura në botë.

“Më pëlqen vëmendja, por nuk mendoj se jam aq atraktive. Unë nuk e kam atë sjelljen aq natyrale seksi që femrat tjera e kanë. LA ka shumë femra të bukura të cilat janë pjesë e industrisë. Është e pamundur të më krahasoni me ato femra”, ka thënë Kunis.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here