Legjenda e boksit, Mike Tyson, njëherësh i akuzuar për dhunim, ka thënë se fansat e tij britanikë e kanë shpëtuar nga uria.

Edhe pse gjatë karrierës ai ka grumbulluar më shumë se 200 milionë dollarë, ish- kampioni i botës në vitin 2003 shpalli bankrot.

Megjithatë, disa vite më pas ai filloi të shfaqej nëpër evenimente të ndryshme nëpër Britani të Madhe, ku fansat i parashtronin pyetje, ndërsa për këtë paguhej mirë.

“Para tre vitesh isha i pastrehë. Fansat britanikë më kanë shpëtuar nga vdekja, gjë për të cilën u jam shumë mirënjohës. Baza ime më besnike e fansave gjendet në Britani të Madhe. Po të isha mbështetur te fansat në SHBA, do të kisha vdekur”, ka thënë Tyson për The Sun.

Boksieri i pensionuar, në vitet e fundit po i përkushtohet filmit, ndërsa ka treguar se ka plane që të vazhdojë angazhimin si aktor.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here