Ish kampioni i botëror i peshave të rënda, Mike Tyson, ka vënë para vehtes një sfidë të ardhshme, në një fushë që nuk e njeh mirë .

“Dua të vallëzoj dhe këndoj në filma mjuzikël”, ka thënë ai gjatë vizitës në Hong Kong.

Bokseri 46 vjeçar, i cili është përballur me drejtësinë për dhunim dhe gjatë një meçi në vitin 1997, kafshoi në vesh kundërshtarin Evander Holyfield, ka vendosur të nisë një karrierë të re për të argëtuar fansat e tij.

“Nuk dua më të jem ai djali i keq, dua të jem i përgjegjshëm për veprimet e mia”, u është përgjigjur ai gazetarëve pas pyetjes se ç’dëshiron të bëj në jetë.

Tyson, i cili nga 58 meçet e fituara, 44 i ka fituar me “Knock Out”, ka thënë se gjithnjë ka qenë ”djali i keq, që ka dashur të jetë i mirë, por s’ka ditur si të bëhet i tillë”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here