Pa dyshim përveq punës, lodhjes dhe stresit që mund të kenë personazhet publik, ata padyshim bëjnë edhe jetën e ëndërruar nga shumica e të rinjëve.

Pothuajse çdo natë është e pamundur të mos hasësh ndënjërinë prej tyre nëpër ndejat më të mëdha në vend dha jashtë vendit. Ironike është fakti që kudo që hynë, ngado që shkojnë vemendja është tek ata, dhe pothuajse asnjëherë nuk lodhen të fusin duart në xhepë për të paguar.

Informacionet se ku janë, me kë janë, është shumë e lehtë ti kuptosh pasi që nuk mundohen aspak ta mbajnë të fshehtë dhe të gjitha janë të postuara nëpër profilet e tyre në Facebook, Twitter etj.

Shoqëritë brenda estradës shpesh herë janë të vërteta por nuk mungojnë edhe rastet kur nga dy shoqe nuk ka mbetë asgjë tjetër përveqse dy rivale e konkurente.

Së fundmi, duket se një miqësi ka lindur me Argjentina Ramosaj dhe Altuna Sejdiu, të dyja beqare për momentin. Ato kanë publikuar foto së bashku duke treguar edhe dashuri për njëra tjetrën.

Një tjetër miqësi që ka nisë si rivalitet në fillim, është ajo mes Kaltrina Selimit dhe Ryva Kajtazit e cila erdhi si zëvendësim për Kaltrinën në Hana Bendin e atëhershëm. Pasi që zëvendësimi nuk ishte ide e mirë, Ryva u largua nga bendi për të lidhur një shoqëri me Kaltrinën dhe tashmë duket se janë të pandashme.

Ndryshe nga të lartë përmendurat është rasti i Jehona Sopit e cila në vitet e para të karrierës së saj muzikore ishte e pandashme me Adelina Thaqin. Pa dhënë asnjëherë sqarime zyrtare, ato tash e sa vite nuk shihen bashkë.

Më rënd akoma është rasti i këngëtareve nga Shqipëria, Rozana Radi dhe Rrezarta Shkruta. Grindja e tyre ka shkuar deri në gjykatë pasi ato edhe kanë ushtruar dhunë fizike mes vete. Rrezarta disa herë ka akuzuar Rozanën se ka tentuar ta josh bashkëshortin e saj, Ermal Hoxhën.

Prandaj, nuk është e lehtë të jesh fytyrë publike, ke më shumë sy që dëshirojnë të të shohin vetëm për shkak të kurriozitetit.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here