Fëmija i palindur i aktores Kate Hudson ka udhëtuar për aq shumë kilometra sa shumë njerëz nuk arrijnë t’i bëjnë ato as për të gjithë jetën.

Pas pushimeve në disa vende të botës, në kontinente të ndryshme, aktorja hollivudiane dhe i dashuri i saj Matt Bellamy kanë mbërritur në Brazil, për t’u relaksuar nën diellin e ngrohtë të plazheve të Rios.

Me sa duket, çifti është duke u përpjekur të shijojë disa momente të fundit së bashku përpara lindjes së fëmijës, që do t’i kushtojë shumë prej kohës së tyre gjatë vitit të ardhshëm./tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here