Të gjithë e dinë se këngëtarja që nuk njeh moshë, Mihrije Braha, ka vetëm një djalë adoleshent që quhet Plator, të cilin jo vetëm që si çdo nënë e do shumë, por nuk lë edhe intervistë pa e përmendur.

Shpesh këngëtarja kosovare pyetet në lidhje me dëshirën që ajo dhe i shoqi kanë pasur për një fëmijë tjetër, por kurrë Mihrija nuk është shprehur në detaje.

Por ja që së fundmi ajo është rrëfyer jo vetëm për dëshirën për të pasur një vajzë, por duket se kjo bisedë është konsumuar aq shpesh në familjen e tyre, saqë i biri, Platori, i ka gjetur edhe emrin motrës imagjinare. “Kaq shpesh e kemi biseduar këtë gjë, saqë dikur Platori i ka gjetur edhe emrin, Ikena.

Sot këtë emër e mban vajza e Nexhatit dhe Elhames, dy miqve tanë më të mirë”, – ka thënë Mihrija, e cila edhe pse kalojnë vitet, duket se rinohet përherë e më shumë. Sekreti, sipas saj, është veçse natyral, pasi këngëtarja nuk pranon se ka ndërhyrë përmes kirurgjisë plastike.

Jashtë skenës, ajo është një femër si gjithë të tjerat, që kujdeset për aspekte të jetës së përditshme, si gatimi etj. “Në fakt, më merr malli për punët e shtëpisë. Kur jam pushim, sillem si e sëmurë, rri gjithë ditën në shtëpi, nuk dua të dal as për të blerë bukë, dua të relaksohem duke parë filma në shtëpi”, – është shprehur këngëtarja, e cila këto kohë nuk e ka këtë luks, pasi është shumë e zënë me programet festive për Vitin e Ri.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here