Mihrije Braha duket se nuk është e shqetësuar me kritikat se kënga e saj “Mitrovica ime” është e vjedhur nga një këngë greke.

Këngëtarja gjatë një prononcimi për mediat kosovare ka lënë të kuptohet se për të me rëndësi është kënga të pëlqehet, dhe ka premtuar së shpejti të sjellë edhe projekte të reja.

“Kënga po vazhdon të pëlqehet shumë në opinion, falënderoj të gjithë fansat e mi dhe ata që më përkrahin në fushën e këngës. Në këtë vit do të realizoj edhe disa projekte të reja muzikore”, ka thënë Mihrija. /Lajme.org

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here