Vitet për të nuk bëjnë problem aspak pasi gjithmonë në paraqitje duket shumë e freskët dhe askush nuk do besonte që Mihrija ka kaluar të 40-tat.

Këngëtarja thotë që nuk i fsheh vitet por deri më tani askund nuk ka deklaruar se sa ka mbushur!?

Mihrija për ditëlindjen e saj të fundit si surprizë nga një shoqë ka marë dhuratë një laptop i cili e ka gëzuar tej mase këngëtaren, pamje kjo që shihet edhe në foto. Për t’u vërtetuar saktë se sa vite ka ajo, ne kontaktuam disa miq të saj por askush nuk dinte asgjë! “Uf çka më keni pyetur (qesh) po duhet Naimin me pyet!

Unë mendoj se ajo duhet të ketë lindur dikund mes vitit 1965-1970”, theksoi një mik i çiftit (i njohur për redaksinë) por që dëshiroi të mbetet anonim.

Ndoshta dhe shumë pak kanë rëndësi vitet për dikë që din se si të mbajë linjat trupore dhe kujdesin për fytyrën, derisa Mihrija shpesh në intervistat e saja ka treguar që përdorën disa kreme speciale që prodhohen në Zvicër, të cilat u’a rekomandonte edhe femrave shqiptare të cilat duan të duken bukur.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here