Mihrije Braha ka marrë përgjegjësinë e drejtimit të një emisioni krejtësisht të sajin.

Mihrija, këngëtarja që ka “mbytur” kohën duke mbetur e re në dukje dhe në shpirt, tashmë ka nisur emisionin në Kosovë, “Female”.

Duke qenë feministe, ajo nuk ka dëshirë që të tingëllojë vetëm e tillë, ajo thjesht dëshiron që të gjitha grave dhe vajzave të suksesshme, të profesioneve të ndryshme, t”u jepet mundësia të rrëfejnë në ekranin televiziv, sukseset, sfidat, dëshirat, pasionet, vështirësitë e jetës që ato i kanë shoqëruar deri tek suksesi i arritur.

Veç kësaj, në emisionin e saj ka edhe muzikë “live”, herë duke kënduar vetë, e herë duke ftuar ndonjë këngëtare.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here