Mihrije Braha edhe këtë vit në top formë Mihrije Braha: ‘Kur dola në plazh u befasova, kam disa kilogramë më tepër’.Këngëtarja Mihrije Braha ka dhënë një intervistë të shkurtër për revistën Panorama Plus, duke komplimentuar veten dhe fizikun e saj.

‘Edhe sivjet jam në top formë. Kam shtuar disa kilogramë, ama jam seksi. Jam bërë si tuli i bukës. Në krahasim me këngëtaret e reja që janë bërë nëna dhe plot vajza të reja që e kanë barkun e madh, unë prap jam shumë mirë’, ka thënë Braha.

Ajo ka vazhduar duke thënë: ‘Kur dola në plazh e kuptova se isha ndër të rrallat me linja shumë normale, u befasova me vetveten’.

Këtë javë Mihrija pritet të lansojë këngën më të re me klip, që do jetë me shumë ritëm e shumë veror.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here