Përfitimet në muzikë siç duket se i ka kuptuar më së miri këngëtarja e njohur, Mihrije Braha, ku përfiton më shumë nëpër koncerte se motra, vëllai, babai apo nëna (këngëtarë) të marrë së bashku .

E motra e Mihrije Brahës, Lora, ka qenë këngëtare e njohur para disa viteve në Kosovë, por pasi u martua dhe u bë nënë, ajo vendosi të largohet nga muzika duke iu përkushtuar më shumë familjes.

Këtë vit, Mihrija ka vendosur që të riaktivizojë Lorën në muzikë, duke e sjellë në disa potpuri dhe koncerte së bashku, që nga festat e fundvitit ku performuan së bashku.

Por këtë radhë, Mihrija ishte paraqitur më serioze, jo me fustane të shkurtra dhe provokative. Ato ngjajnë shumë me njëra- tjetrën dhe janë të dyja shumë të bukura. Para disa viteve kanë udhëhequr së bashku disa spektakle nëpër televizionet kosovare, së bashku me Naimin. Duke shfrytëzuar popullaritetin e vet, Mihrija ka vendosur të marrë pas vetes edhe Lorën.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here