Pas kthimit të saj nga Zvicra ku dhe festoi Vitin e Ri bashkë me adhuruesit e saj, Mihria ka nisur përgatitjet për projektet e reja muzikore. Këngën e sapo lansuar në programet festive të RTK, ajo tani do t’ia realizoj edhe videoklipin.

“Kam vendosur që këngën e përgatitur nga Korab Shaqiri ta kem edhe me videoklip, sepse adhuruesit e mi dëshirojnë që këngët e mia të kenë edhe klipe. Andaj brenda një kohe të shkurtër kjo këngë do ta ketë edhe klipin”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Mihria përveç këngës është e angazhuar edhe në emisionin “Odeon” për të cilin thotë se po ecë mbarë.

“Tashmë emisioni ‘Odeon’ është bërë mjaftë i kërkuar dhe çdoherë e më shumë po bëhet edhe më atraktiv”, shton ajo. Për këtë vit Mihria planifikon të realizoj edhe shumë këngë dhe videoklipe të reja të cilat shpreson që do të pëlqehen në publik

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here