Mihrija: Ja sa e zonja jam në seks dhe kuzhinëKëngëtarja Mihrija Braha, është rrëfyer në një intervistë për kuzhinën dhe raportet që ka ajo më të.

Brenda dhjetë pyetjeve, këngëtarja e njohur, jep përgjigje befasuese për shumë kënd, rreth zotësisë që ka ajo në kuzhinë, gadishmërinë për të gatuar dhe qëndrimin “burrnorë” të Naimit (të shoqit) për të mos ndihmuar për asgjë.

Edhe pse lë përshtypjen e një gruaje që nuk merret me punë shtëpie, kjo intervistë zbulon një Mihrije krejt tjetër nga ajo që e kemi parë në ekaran.

Përveç të tjerash, Mihrija është pyetur nëse e përdor kuzhinën për ta joshur më shumë Naimin drejt shtratit.

Ajo për këtë jep disa përgjigje vërtet të veçanta, që duket se janë të sinqerta.

Magazina.al: Sa kohë kaloni në kuzhinë?

Mihrija: Jo shumë kohë sepse jam shumë e zënë me punët profesionale, por kam shumë dëshirë të gatuaj.

Magazina.al: Cili është specialiteti që u detyron të qëndroni më gjatë në kuzhinë?

Mihrija: Kam plot specialite që i gatuaj shumë mirë. Lazanja më merr më shumë kohë.

Magazina.al: Më shumë qëndroni në kuzhinë ju apo Naimi?

Mihrija: Naimi në kuzhinë qëndron aq sa të merr dicka për të ngrënë apo kur e ftoj të më ndihhmoj për të marrë gjërat e gatuara deri ne trapezeri. Sigurisht që unë qendroj shumë më gjatë në kuzhinë.

Magazina.al: Çka preferon Naimi; një gjellë jo fort të mirë nga dora e Mihrisë, apo diçka të mirë nga kuzhinat e restauranteve?

Mihrija: Naimit i pelqejnë më shumë gatimet e mia por edhe të restoraneve.

Magazina.al: A ka ndodhur që nga harresa ta digjni tërë ushqimin e përgatitur?

Mihrija: Po më ka ndodhur, madje edhe janë bërë objekte shakaje për rrethin tim, por shumë rrallë.

Magazina.al: A e përdor kuzhinën si mjet për ta joshur edhe më shumë Naimin drejt shtratit?

Mihrija : Jo! Se kam menduar ndonjëherë këtë gjë. Drejt shtratit me diçka tjetër!

Magazina.al: A e keni shëndrruar kuzhinën ndonjeherë në “dhomë gjumi”?

Mihrija : Kuzhinën asnjëherë, kurse sallonin shpesh herë.

Magazina.al: Sa herë e keni bërë nervoz Naimin me qendrimin e gjatë në kuzhinë?

Mihrija: Se di çfarë të ju them! S’kujtoj ndonjë rast të këtillë edhe pse Naimi kur unë bëjë ndonjë specialitet më therret e më flet, sille mi: “po vdesim urie. A do të mbijetojmë pas kësaj etj”.

Magazina.al: Më mirë të rri ty perparsja e kuzhinës, apo Naimit?

Mihrija : Naimit? Ha ha ha! Ai vetëm në emisone kuzhine ka mbajtur përparëse.

Magazina.al: A ju është ndryshkur furra e sobës ngaqë me vite nuk e keni përdorur?

Mihrija : Jo jo! Unë shpesh gatuaj dhe gatuaj mirë. /Magazina.al/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here