Këngëtarja Mihrie Braha është në përgatitje të një klipi të ri. Ajo thotë se nuk do të ndalet me kaq. Pos një kënge, Mihria është në përgatitje edhe për një baladë që do ta prezantojë gjatë vitit të ri.

Është njëra prej këngëtarëve më të njohura në Kosovë. Ka më shumë se tri dekada në skenë dhe thotë se edhe tani nuk do të ndalet. Pos klipit të ri që do ta prezantojë së shpejti Mihria thotë se është në përgatitje edhe të dy këngëve të tjera.

Express: Keni paraqitur një demo të klipit “Veç ty te dua”. Kur do ta bëni premierën e këtij klipi?

Mihrija: Një lloj promocioni është bërë si të themi përmes lansimit që i është bërë klipit nëpër mediat tona, por pas një periudhe do të bëjë një promocion me një rreth të ngushtë shoqërorë, sepse për shkak të impenjimeve të mëdha nuk kemi arritur të bëjmë diç më shumë në këtë drejtim.

Express: Pas përfundimit të edicionit të parë të spektaklit “Odeon”, tashmë edhe ju edhe Naimi keni menduar për të bërë nga një klip – a do të thotë kjo se për momentin nuk do të këtë edicion të ri tek Odeon?

Mihrija: Spektakli Odeon po vazhdon sipas planit tonë dhe atë në segmentin e tretë, sepse kështu ka qenë i dizajnuar që në dy segmente të ketë argëtim dhe garimi e në një segment siç ishte ai i verës të ketë vetëm argëtim. Spektakli do të ndryshojë në vazhdimësi për të qenë i freskët për auditorin e gjerë.

 

Express: Në Odeon kanë kaluar shumë këngëtarë të rinj, a jeni e kënaqur me këtë punë?

Mihrija: Po, shumë bile. Kanë qenë një grup garuesish, për të cilët do të ishte mirë të jemi të lumtur që i kemi, sepse janë e ardhmja e këngës e zërit që ua ka dhënë zoti.

Express: A do të jenë ndonjëri nga këta këngëtarë në klipin tuaj, apo do të bashkëpunoni me ndonjërin prej tyre?

Mihrija: Jo nuk do të jetë askush nga këta në klipin tim, por ju sugjeroj që t’i shihni te Voice Albania apo te X Faktor sepse janë zërat më të bukur. Përndryshe, tani në Odeon mund ta shihni Anitën si fituese e çmimit të parë, Arnesen dhe Elenën, të cilat janë duke shkëlqyer edhe si drejtuese edhe si interpretuese të këngës.

 

Express: A janë të vërteta thashethemet se jua kanë vjedhur mijëra euro nga banka?

Mihrija: S’kam pasur para në konto që dikush të m’i marrë. Ha ha ha është thashethemja e radhës lidhur me mua dhe me Naimin.

Express: Kënga “Veç ty të dua” është një këngë ritmike. A keni menduar që gjatë dimrit të dilni edhe me një baladë?

Mihrija: Kam një këngë tjetër në radhë që do ta shihni për vitin e ri dhe një baladë që do ta dëgjoni më vonë.

Express: Ju jeni edhe nënë e një djali. A pranoni ndonjë këshillë nga ai?

Mihrija: Platori me datën 11.11.2011 në ora 11:00 mbush 17 vjet. Është diçka shumë e bukur dhe fat në jetën e tij. Jo, nuk diskuton shumë me ne, por unë e pyes shpesh se çfarë i pëlqen lidhur me paraqitjen time dhe 99 % na puqen idetë dhe jam shumë e lumtur për këtë.

Express: A ju mungon prania e një vajze në familjen tuaj?

Mihrija: Ha ha ha, shpesh e kemi biseduar – dikur Platori edhe ia ka gjetur emrin Ikena. Sot këtë emër e mban vajza e Nexhatit dhe Elhames, dy miqve tanë më të mirë.

Express: Cili është vendi më i preferuar ku ju i kaloni pushimet?

Mihrija: Pas çdo vendi të botës, Shqipëria, e sidomos Dhërmia.

Express: Pos kripit, a do të realizoni edhe ndonjë album, apo do të vazhdoni me “single”, sikurse po bëjnë shumica e këngëtarëve të tjerë?

Mihrija: Është prishur tregu në të katër anët, pastaj mungesa e ligjeve për të na mbrojtur, kështu që njëherë vetëm single, e pastaj të shohim./Express/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here