Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, Michelle Obama, Carla Bruni Sarkozy e Lady GaGa janë ndërmjet emrave që janë klasifikuar në listën e përvitshme të “Vanity Fair USA”, dedikuar personazheve me elegantë, por edhe atyre që janë krijues në aspektin e pamjes.

Gruaja e mbretit të ardhshëm të Anglisë, zonja e parë e Amerikës, por edhe Lady GaGa janë në këtë listë ndër personazhet femra më elegantë dhe interesantë.

Ndërkohë cmimin ndërkombëtar për personazhin VIP të veshur më bukur e mban zonja e parë e Francës Carla Bruni Sarkozy,e cila është shtatzënë.Në vend të dytë është gruaja e emirit të Katarit,e treta dukesha e Cambridge, ndërsa në vend të nëntë është princesha e re e Monaco-s, Charlene, të cilës jeta prej princeshe nuk duket se po i shkon edhe aq bukur.

Ndërsa për burra ndër me elegantët janë Justin Timberlake, Colin Firth dhe Marcus Samuelsson.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here