Dukesha e Cambridge, Kate Middleton shumë shpejt i ka fituar zemrat e bashkatdhetarëve të saj, por ka disa gjëra në lidhje me të që me siguri nuk i dini.

Princi William nuk ishte i pari William që i propozoi asaj. Që mos të ketë ndonjë paqartësi, bëhet fjalë vetëm për shfaqje. Shumë kohë para dasmës mbretërore, atëherë 13-vjeçares Kate, një djalosh i ri i quajtur William, i ka propozuar asaj në skenë.

Kate para martesës së saj ishte e njohur si “vajza e partyve”, pija e saj e preferuar është e ashtuquajtura “Crack Baby”, ndërsa kënga e saj e preferuar ishte “I Like the Way”.

Është interesant fakti që Kate ishte nusja më e vjetër mbretërore. Nuset e mëparshme ishin martuar në fillim të të 20-ve, ndërsa ajo kishte 29 vjet.

Dukesha e Cambridge ka shkuar në kopshtin e fëmijëve, madje në Lindjen e Mesme, ku familja e saj ka jetuar për shkak të punës së të atit, Michael.

Ndërsa së fundi Kate ka zbuluar një sekret mbretëror për mediat. Princesha e bukur vendos helm blete në fytyrën e saj, në mënyrë që t’i duken të natyrshme faqet e kuqe. Sekretin ia ka zbuluar vjehrra Camilla, dy muaj para dasmës mbretërore.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here