Mickey Rourke do të heqë dhëmbët e tij të përparmë, për të luajtur në një film rolin e një ylli homoseksual të regbisë uellsiane, lajmëroi gjatë ditës një revistë rozë amerikane.

Përveçse do t’i nështrohet disa kurseve për të mësuar uellsishten bazë, Mickey do të shkulë edhe dy dhëmbët e tij të parë lart.

Agjenti i aktorit, Emanuele Palladino deklaroi: “Mickey dëshiron që t’i ngjasojë karaktereve të tij sa më shumë që të jetë e mundur. Ai mendon se po i jepet mundësia të luajë një rol shumë të bukur. Ai do të mësojë të thotë si duhet edhe frazat uellsiane gjatë filmit. Gjithashtu, të gjitha skenat do të xhirohen në Uells”.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here