Michelle Pfeiffer është në bisedime për t’u ribashkuar me filmbërësin Tim Burton për të luajtur në adaptimin filmik të serialit televiziv nga vitet e gjashtëdhjeta, “Dark Shadows”.

Aktorja, e cila ka luajtur rolin e ‘Catwoman’ në filmin e vitit 1992 të Burton, “Batman Returns”, konsiderohet si kandidate potenciale për ta luajtur rolin e një kryesuese të një familjeje vampirësh, kundrejt aktorit të preferuar të Burton, Johnny Depp.

Sipas The Hollywood Reporter, Eva Green dhe Jackie Earle Haley tashmë kanë nënshkruar të jenë pjesë e projektit, kurse edhe gruaja e regjisorit, Helena Bonham Carter, pritet të ketë një rol në këtë film.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here