Sipas një libri të ri, megjithëse e suksesshme dhe mjaft e pëlqyer, Michelle Obama ka frikë se mos tradhtohet nga bashkëshorti i saj, duke sjellë gjithnjë ndër mendje rastin e presidentit John Kennedy.

Ajo u ka kërkuar ndihmëseve të Obamës që të jenë të kujdesshme. Në libër thuhet se zonja e parë e SHBA-së është aq xheloze, sa shfaqet papritur në orë të ndryshme të ditës në zyrën e Presidentit për të parë se çfarë po bën apo kë po takon ai.

Ajo ka shprehur rezervat e saj edhe për mbretëreshën e programeve televizive, Oprah Winfrey, prej kohësh mike e ngushtë e Obamës, sepse ata janë shumë të afërt dhe Oprah është e shëndoshë, thuhet në librin e ri.

Deklarata eksplozive bëhen në librin “The Amateur” (Amatori), ku autori amerikan Eduard Klein flet për mandatin e parë të Obamës dhe sjelljen “obsesive” të zonjës së parë në bisedimet në Shtëpinë e Bardhë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here