Michele Obama është zonja e parë e Amerikës, por si e tillë ajo rrallë sillet. Është modeste në ato që thotë dhe bënë.

Michele ka shprehur në websiten e bashkëshortit të saj admirimin për aktoren Sara Jessica Parker. Obama shprehet se: “Sara Jessica Parker është një nënë e adhurueshme dhe një femër e përkushtuar ndaj punës. Ajo është nga ata persona të cilët nuk mundesh t’i ndihmosh por veç t’i admirosh”.

Në fakt aktorja e ‘Sex and the City’, edhe pse është mjaft e zënë me angazhimet e saj, e gjen kohën edhe për familjen e saj. Së bashku me bashkëshortin e saj, prej 15 vitesh ajo shihet e shoqëruar shpesh me dy binjakët e saj. Binjaket e çiftit do të mbushin tre vjeç muajin që vjen ndërkohë që Parker dhe bashkëshorti është parë t’i marrë me vete në takimin me prindër të djalit të tyre 9 vjeç. Sara Jessica Parker thuhet se do të prezantojë një fushatë politike për presidentin Barack Obama.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here