Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michelle Obama, festoi ditëlindjen e 48-të, në një darkë me shumë të ftuar në Uashington.

Ajo që befasoi ishte dhurata e skuadrës së St. Louis, fitues të kampionatit të bejsbollit, që i dhuruan asaj një fanelë me numrin 44.

Megjithatë, me këtë gjest, ekipi nuk dëshironte të tregonte se Zonja e Parë dukej katër vjet më e re, por i referohej faktit që Obama është presidenti numër 44 në historinë e SHBA-ve. Nga ana e St. Louis, ky ishte gjithashtu një gjest që shprehte mbështetje për kandidaturën e re të Obamës.

50-vjeçari Obama dhe zonja e tij vendosën të kalonin festën familjare në shoqërinë e miqve dhe disa zyrtarëve, në një restorant të qetë në Uashington.

Megjithatë, forca të shumta policore dhe agjentë të ngarkuar me sigurinë e presidentit u vendosën jashtë restorantit, duke kufizuar trafikun në atë zonë të kryeqytetit amerikan.

”Kur u martuam, më dukej se isha 20 vjet më i madh se Michelle. Megjithatë, me kohën duket se diferenca është zvogëluar dhe tashmë kemi vetëm dy vjet diferencë”, u shpreh me humor presidenti. /tch/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here