Barack dhe Michelle Obama u martuan më 3 tetor të vitit 1992. Sfida të mëdha, që atëherë, shkruajnë magazinat.

Presidenti amerikan Obama dhe Michelle Robinson Obama, u takuan për herë të parë në vitin 1989 në Institutin e Artit në Chicago. Ata kishin drekuar së bashku dhe kishin ecur nëpër rrugët e Michiganit dorë për dore.

“Ishte një takim shumë tërheqës. Ai kaloi gjithë ditën me mua.Fillova ta kuptoj karakterin e tij që në ditën e parë”, kujton Michelle.

Ajo thotë se ka qenë karakteri i Obamës, arsyeja që e bëri të dashurohej me të.

“Ajo që më bëri ta doja Obamën, ishte karakteri i tij”, thotë ajo.

Çifti u martua në Kishën e Bashkuar të Trinitetit në vitin 1992. Ata janë bashkë për dy dekada, me dy vajza të bukura dhe me zgjedhjet që hynë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përvjetori I martesës, presidentin Obama do ta zë duke u përballur me një garë për mandatin e dytë presidencial përballë republikanit Mit Romney.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here