Michael ndahet me të dashurin Michael është braktisur nga i dashuri i tij, Kenny Goss, me të cilin ka qenë në lidhje për 13 vite.

Familja e kënëgtarit ka frikë se hitbërësi i këngës “Faith” është pranë një thyerje nervore duke qenë se ndjen shumë mungesën e tij.

Michael dhe Goss kishin jetuar të ndarë prej kohës kur këngëtari ishte arrestuar nga policia në Londër dhe ishte akuzuar për posedim droge, mirëpo familja dhe miqtë e kanë mbajtur të fshehur ndarjen e tyre.

“Daily Mirror” citon një mik të këngëtarit të ketë thënë se Michael e kishte tradhtuar të dashurin e tij në Londër, dhe kjo ishte arsyeja kryesore e ndarjes së tyre.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here