La Toya dhe Jermaine Jackson janë ngjitur në skenën e ndarjes së çmimeve Music Of Black Origin (MOBO) Awards gjatë të mërkurës për të nderuar vëllain e tyre të ndjerë, Michael.
Dyshja ishin ftuar për të përkujtuar Mbretin e Popit në ceremoninë e zhvilluar në Glasgow, Skoci, me Jermaine që performoi për të kujtuar krijuesin e hitit “Thriller”.
“Vëllai im ishte gjithçka për mua. Ai ishte një artist i mrekullueshëm dhe një qenie e mrekullueshme humane.
Jam këtu për të bërë atë çfarë mundem, kjo është pjesë e përgjegjësive tona si familje për të vazhduar trashëgiminë e tij dhe për ta mbajtur atë gjallë”, ka thënë Jermaine.
Mbrëmja ishte një triumf i madh për treshen britanike të muzikës pop, N-Dubz dhe ish-yllin e shout X Factor, JLS, të cilët fituan nga tre çmime.
Beyonce po ashtu ishte fituese, duke triumfuar në çmimet Best International Act dhe Best
Video për “Single Ladies (Put A Ring On It)”, por ajo nuk ishte e pranishme për të marrë shpërblimet./Telegrafi