Mbreti i popit i cili vdiq tragjikisht, në një rast aq shumë ishte nën efektin e drogës saqë urdhëroi truprojat e tij që ta qëllonin me armë Randyn, të vëllanë e tij. Ai nuk ka mundur të dëgjonte muhabetin që përsëri t’i bashkohet grupit muzikor “Jackson 5”.

“Michael Jackson dikur ia kishte ndaluar vëllait që t’i vinte në shtëpi, sepse e nevrikoste shumë,” thotë ish-truproja e këngëtarit, Matt Fiddes.

Matt shtoi se ai nuk mund që të dëgjonte muhabetin e tij që përsëri t’i bashkohet grupit muzikor “Jackson 5”. Kështu, në një rast, nën ndikimin e drogës ka kërkuar nga truprojat që të shtinë në Randyn, sepse ai ishte i mërzitshëm, dhe se Michael nuk dëshironte ta shihte atë.

Fiddes gjithashtu pohoi që Jackson ka provuar pafundësisht para vdekjes që ta ‘fuste’ në krevat Pamela Andersonin, pasi ishte i fiksuar në gjinjtë e saj të rremë dhe kirurgjinë plastike.

“Michael ishte një njeri i drejtë. Unë do të them këtë derisa të vdes”, tha Fiddes. “Ai fshehurazi u takua me Pamela Anderson në vitin 2008, disa muaj para vdekjes së tij. Ai u fiksua pas trupit të saj kur e shikoi serinë ‘Baywatch’,” përfundoi Fiddes.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here