Michael JacksonEkspertët parashikojnë se këngëtari i ndjerë Michael Jackson do të jetë ylli që ‘do të fitojë’ më së shumti para në vitin 2010.

Pas vdekjes së tij më 25 qershor të këtij viti, Mbreti i muzikës pop është kthyer në top-listat botërore , ndërkohë që ekzekutuesit e pronës së tij planifikojnë të lansojnë një dokumentar, një koncert të drejtpërdrejtë dhe një DVD.

Nëse realizohen këto, Jackson do të jetë emri që do të fitojë më shumë nga yjet botërore në vitin që vjen.

Pas tij, si fitimtarë të mëdhenj konsiderohen Cristiano Ronaldo, Lady Gaga, Emma Watson, Daniel Radcliffe, David dhe Victoria Beckham, Lewis Hamilton, Robert Pattinson, Elvis Presley dhe Britney Spears.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here