Michael Bublé:Ky është sekreti i njc martese të lumturPër këngëtarin Michael Bublé, që dashuria mes një çifti të jetë e qëndrueshme, duhet të ndërtohet në themele të forta.Ai ka rrëfyer sekretin e martesës së tij të lumtur për People dhe mendon se mund t’ju shërbejë të gjithëve.

Unë dhe bashkëshortja mbështesim gjithmonë njëri – tjetrin, ka thënë ai. Luisana është mikja ime më e shtrenjtë. Kur diçka e mirë ndodh, ajo është personi i parë që unë dua t’ja tregoj dhe po njësoj edhe kur ndodh diçka e keqe, ka rrëfyer 40 – vjeçari.

Për këngëtarin dhe aktoren argjentinase edhe pse mund të ketë projekte nga më të ndryshmet për shkak të karrierës, angazhimi në familje vjen i pari.

Ne përpiqemi të ruajmë një balancë të shëndetshme, është shprehur Bublé. Nëse nuk do të ndodhte kështu do të vuanim e kjo nuk do të ishte jeta familjare që dua, ka përfunduar këngëtari 40 – vjeçar.

Michael Bublé dhe Luisana Lopilato kanë një djalë 2 – vjeç të quajtur Noah dhe janë në pritje të bëhen prindër për herë të dytë, me një tjetër djalë.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here