Bashkimi bën fuqinë, është një thënie që e përdor populli, por që shumica e njerëzve edhe e praktikojnë atë. Kështu, dy banorët e edicionit të fundit të “BB5” kanë vendosur të shijojnë suksesin e tyre edhe si menaxherë.

Arbër Zeka dhe Meti Alshiqi i janë përveshur punës dhe po menaxhojnë kohët e fundit një lokal në Prishtinë.

Clique Caffe quhet lokali i cili është vënë nën menaxhim të Metit dhe Arbrit, të cilët krahas punëve që kanë, Meti si model ndërsa Arbri si administrator në Entin e Statistikave, këtë radhë do të provojnë veten edhe si menaxherë. /indeksonline/.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here