Metallica po punojne per turin e 'kater te medhenjve'Robert Trujillo ka konfirmuar zerat mbi nje tur te mundshem te atyre qe konsiderohen ‘kater te medhenjte’ e muzikes heavy metal.

“Mendoj se eshte dicka e madhe. Ka shume histori mes nesh, dhe do te ishte dicka e madhe per muziken metal qe keto grupe te ndanin te njejten skene” – ka thene Trujillo.

I pyetur per mosmarreveshjet e mundshme ne lidhje me rendin e interpretimit te secilit grup, Trujillo ka thene: “Do te kete shume ego… nuk besoj se do te jete nje problem per ne, por me siguri do te kete ferkime mes grupeve te tjera, sidomos mes Megadeth the Slayer.

E vetmja menyre qe ne mund te bejme kete gje, eshte nese dalim ne skene te fundit. Nuk e them kete me prepotence, te gjithe grupet jane te shkelqyer, por me shume mundesi kete tur do ta sjellim ne ne jete”.

Zerat per nje tur te mundshem te ‘the big four’ nisen pak jave me pare, me nje interviste te kitaristit te Slayer, Kerry King, i cili deklaroi se bateristi i Metallica Lars Ulrich po punon per nje gje te tille.

Pas tij ishte kitaristi i Anthrax Scott Ian i cili u shpreh i lumtur per kete lajm. Edhe lideri i Megadeth, Dave Mustaine eshte shprehur ne favor te nje eventi te tille, megjithese eshte shprehur se me pare duhen caktuar mire te gjitha detajet.

Nese nje tur i tille do te ndodhe vertete, do te jete hera e pare pas vitit 1993 qe Metallica dhe Dave Mustaine ndajne te njejten skene. Ky i fundit, ishte kitaristi i pare i Metallica nga viti 1981 deri ne vitin 1983, kur Lars Ulrich dhe James Hetfield vendosen ta largojne nga grupi per shkak te problemeve te tij me drogen dhe alkoolin.

Lajmi ka gjetur entuziazem te madh mes fansave te muzikes metal, te cilet ne kor deklarojne se nje tur i tille, do te isht ngjarja me e madhe live e historise se heavy metal-it.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here